728 x 90 Leaderboard

“Venecia holandeze”, parajsa mbi tokë e një emigranti nga Lindja (foto)

Ky është fshati Giethoorn, ndryshe “Venecia holandeze”, themeluar nga një emigrant nga Lindja mbërritur aty në vitin 1230. Aty shkohet e qarkullohet vetëm me anije.

Ky fshat është ideal për ata që ëndërrojnë një jetë më të qetë. U krijua edhe në Mesjetë, dhe në vend të rrugëve ka kanale me ujë.

Ajo është e vendosur në zonën e Overijssel, dhe turistët gjatë shëtitjeve me varkë, mund të shohin shtëpitë e vjetra qindravjeçare.

Në këtë fshat përrallash me 176 ura prej druri, me kanalet e ngushta, shtëpitë historik, gjelbërim dhe lule të ndryshme, vijnë me me qindra e mijëra turistë nga e gjithë bota. Vetë fshati ka rreth 2,620 njerëz.

Në një numër të madh shtëpish në këtë fshat holandez ka dy dyer. Njëra është përdorur për përdorim të zakonshëm, tjetra vetëm në rast martese – ku nusja dhe dhëndëri të hyjë në shtëpi, ose vdekje – kur i vdekuri del nga shtëpia. /tesheshi.com/

 

Related posts