Auto Dak
Auto Dak

PËRFUNDIMTARE/ Venecia “heq dorë” nga Meta: për shkallën e shkeljeve të vendosë Kushtetuesja

Venecia pothuajse nuk ka lëvizur asnjë presje nga ajo çfarë është shprehur në një draft-raport publikuar ditë më parë, mbi aktin e presidentit Meta për anullimin e 30 Qeshorit.

Sipas Komisionit me prestigji ndërkombëtar në fushën juridike dhe konstitucionale, Presidenti padyshim që ka bërë një shkelje kushtetuese, por që nuk e sheh atë si të tillë që mund të çojë në shkarkimin e tij.

Në një deklaratë përfundimtare, Komisioni i Venecias shprehet se “edhe nëse Presidenti mund të ketë kapërcyer kufijtë në shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkarkimi mund të mos jetë i justifikuar. Në sfondin e një procedure aktuale të shkarkimit kundër Presidentit shqiptar Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale, ekspertët kushtetues të Këshillit të Evropës të Komisionit të Venecias konkludojnë se ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej fuqive të tij kushtetuese, ka indikacione se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që justifikojnë shkarkimin”.

Nga ana tjetër, Venecia vëren se Meta nuk mund të anullonte zgjedhjet pa një konensus politik, siç dhe veproi. “Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta ose katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhet të miratojë legjislacion ad hoc për të shtyrë zgjedhjet”, thuhet në raport.

Më tej, Venecia vëren se gjithçka do përcaktohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Nëse Kuvendi do të vendoste në favor të shkarkimit, në fund do t’i takonte Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht nuk funksionon, të konfirmojë nëse vendimet e Presidentit janë me shkelje ‘serioze’ që do të justifikonin shkarkimin e tij”, thuhet në deklaratën e plotë të Komisionit te Venecias. /tesheshi.com/ 

 

auto pjese dak

Related posts