Auto Dak
Auto Dak

VENDIMI/ Tahiri shpallet i pandehur, deklaron: tani do flas unë!

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të marr të pandehur ish-ministrin e Rendit Saimir Tahiri. Ky i fundit ka kërkuar gjykim të shkurtuar, siç ka sqaruar jo për pranimin e ndonjë fajësie, por për të bërë të mundur moszvarritjen e procesit.

Pas vendimit, Tahiri pati prej atyre shfrimeve të tij të zakonshme, kur tha se “ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Nuk dua të merrem me llojin e akuzës, jam rezervuar gjithmonë të komentoj drejtësinë, prokurorinë apo gjykatën, nuk do ta bëj as tani në respekt të një sistemi për të cilin kam kontribuar edhe unë. Unë kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund, prokuroria ka pretendimet e saj, ndërsa unë kam shumë më shumë për të pretenduar se prokuroria, nuk ka nevojë për zgjatje pafundësisht.

Tahiri këmbënguli në pafajësinë e tij, kur u shpreh se “në këtë vend në 25 vjet kanë qeverisur njerëz që kanë vjedhur dhe kanë vrarë. Unë nuk kam vjedhur askënd”.

“Ky nuk është sistemi i drejtësisë për të cilin unë luftova, por do të ndjek të gjitha etapat për të kërkuar drejtësi dhe për të fituar pafajësinë time”, shtoi ish-kreu i Rendit.

Nga ana tjetër, Tahiri paralajmëroi se dhe ai ka shumë për të thënë.

“Deri më tani, gjatë hetimeve kemi dëgjuar dhe kam dëgjuar vetëm çfarë ka thënë Prokuroria. Tani do të flas edhe unë, por për këtë ju kërkoj të bëni durim, sepse kur nxirrni gjëra më të rëndësishme nga errësira, që ua sigurojnë prokurorët, nuk keni për ta pasur të vështirë të merrni prej meje ato që doni të dëgjoni”, tha më tej ish-ministri Tahiri. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts