VENDIMI/ Morri tre jetë muslimane, “përjetë në birucë” për Craig Stephen Hicks

Gjykata e Lartë e Karolinës së Veriut shpalli fajtor Craig Stephen Hicks për marrjen jetë të një djali e dy vajzave muslimane, të tre studentë, ngjarje e ndodhur  katër vjet më parë. Ai do të qëndrojë në burg për tërë jetën, pa të drejtë faljeje apo zbutje dënimi.

Hicks, 50 vjeç, u akuzua për tri vrasje të shkallës së parë. Ai u shpall fajtor për të gjitha akuzat nga Gjykata e Lartë, dhe u dënua me tre dënime të njëpasnjëshme të përjetshme, pa mundësi të lirimit me kusht.

Të privuarit nga jeta ishin studentët premtues Deah Barakat, 23 vjeç, Yusor Mohammad Abu-Salha, 21 vjeç, dhe motra e saj Razan Mohammad Abu-Salha, 19.

Ngjarja tronditëse ndodhi në banesën e tyre pranë Universitetit të Karolinës së Veriut në Chapel Hill, më 10 shkurt 2015.

Ndodhia fillimisht u përshkrua si “mosmarrëveshje mes dorasit dhe atyre” por më vonë u hetua si akti i urrejtjes anti-muslimane.

Deah Barakat dhe gruaja e tij Yusor ishin martuar vetëm një muaj më parë.

Barakat, i cili po studionte stomatologjinë, së shpejti kishte fdo udhëtonte drejt Turqisë për t’u ofruar shërbime dentare fëmijëve refugjat sirianë atje.

Ngjarja shkaktoi tronditje në të gjithë bashkësinë muslimano-amerikane. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts