Auto Dak
Auto Dak

Vendimi i Gjykatës së Lartë holandeze: pjesërisht përgjegjës për Srebrenicën

Gjykata e Lartë holandeze dha vendimin se shteti i tyre është pjesërisht përgjegjëse për vdekjet në masakrën e Srebrenicës në Bosnjë.

Rasti lidhet me rreth 300 burra muslimanë të cilët u ekzekutuan nga forcat serbe pasi u dorëzuan nga trupat holandeze të OKB-së.

Të afërmit e viktimave paditën Holandën në vitin 2007, duke argumentuar se vendi është përgjegjës për vdekjen e 300 burrave muslimanë, sepse trupat e tyre i kanë dëbuar ata nga baza e OKB-së më 13 korrik 1995, duke ditur se do të vriteshin.

Forcat serbe vranë 8,000 burra muslimanë në qytetin e Srebrenicës në 1995. Holandezët po ruanin një zonë të sigurt të OKB-së kur ata iu dorëzuan forcave kasape.

Në vitin 2002, një raport mbi rolin e Holandës në Srebrenicë bëri që e gjithë qeveria holandeze të japë dorëheqjen. Ndërsa OKB-ja, u vendos që të ishte imune ndaj ndjekjes penale.

Është e rrallë që një shtet të shpallet përgjegjës për dështimet në punën paqeruajtëse të OKB-së. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts