Vendimi i FIFA-s: Botërori 2026, SHBA-Kanada-Meksikë

Për herë të parë, një Botëror futbolli do të zhvillohet në tre shtete njëherësh. SHBA, Kanadaja dhe Meksika është trioja ku do të luhet kampionati i vitit 2026, katër vjet pas Katarit.

Kjo u vendos në Kongresin e FIFA-s në Moskë, dy ditë para nisjes së finaleve të “Rusia 2018”. Kandidaturë tjetër ishte Maroku.

Në 80 që do të luhen, 60 do jenë në territorin amerikan, përfshirë dhe finalen.

Ndërkohë kujtojmë se si SHBA e si Meksika e kanë patur një përvojë organizimi Botërori: e para në ’94-ën, me fitues Brazilin dhe e dyta në ’86-ën me fitues Argjentinën. /tesheshi.com/  

 

 

Related posts