Vendimi i çuditshëm: Stafi i gazetës së njohur daneze nuk do udhëtojë me avion. Pse?

Sfafi i gazetës së njihur danëze Politiken ka vendosur që të mos udhëtojë më me avion në fluturime të brendshme, për të kontribuuar kështu kundër ndotjes dhe përmisimit të klimës.

Ata do të udhëtojnë vetëm me trena dhe autobusë dhe raportimi nga vendet jashtë do të reduktohet.

Më thjeshtë, ata duan të kontribuojnë në zvogëlimin e emisioneve të dioksidit të karbonit.

Këto emetimet, të cilat janë rezultat i fluturimeve ndërkombëtare, do të përbëjnë kontributet për iniciativat klimatike.

Ne vendosëm të udhëtojmë vetëm në trena dhe autobusë – tha kryeredaktori Christian Jensen.

Gjithashtu, një nga kriteret për të udhëtuar në detyrat e gazetarisë ndërkombëtare në të ardhmen do të jetë ndikimi i saj në klimën, shtoi Jensen.

Gazetarët e Politiken tani do të përqëndrohen me mision raportues në Danimarkë, Skandinavi dhe në Evropën Veriore, të cilat mund të arrihen me transport publik.

Raportimi nga vendet e huaja do të reduktohet ndjeshëm dhe udhëtimi ndërkombëtar me aeroplan do të mbahet në minimum.

Jensen tha se sondazhet e opinionit publik në Danimarkë tregojnë se ndryshimi i klimës është çështja më e rëndësishme për votuesit përpara zgjedhjeve parlamentare të këtij viti,.

Politiken, e themeluar në 1884, është një nga tre gazetat kryesore daneze. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts