Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

VENDIMI/ Bruksel “injoron” Corona-n: gati çelja e negociatave me Tiranën e Shkupin

BE vendosi çeljen e negociatave me Tiranën e Shkupin, e kjo në kulmin e një krize të paprecedent, atë të virusit Corona.

 “Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkroi në Tëitter, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Po ashtu, Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen e cilëson si lajm të shkëlqyer këtë vendim. “Lajm i shkëlqyeshëm për Ballkanin Perëndimor dhe BE. Unë jam e kënaqur që shtetet anëtare dhanë dritën jeshile për të filluar bisedimet e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut. Shpresoj që udhëheqësit e BE të miratojnë këtë javë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Urime Edi Rama dhe Oliver Spasovski” shkruan Presidentja e KE-së.

Entuziazëm për këtë zhvillim shprehën dhe ambasadorët Soreca e Kim.

“Ajo çka ndryshon nga sot është se Shqipëria ka një status të ri përballë Bashkimit Evropian. Tani e tutje, do të zbatohen një sërë rregullash të reja që do ta ndihmojnë popullin shqiptar që t’i bashkohet, sa më shpejt që të jetë e mundur, familjes që i përket”, shkroi Soreca.

Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur bisedimet  pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe njerëzit. SH.B.A. do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese”, shkoi Kim. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts