Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vendim i çuditshëm: Shikoni një stadium që nuk i plotëson standardet për ligën e parë ruse (video)

Disa ditë më parë, shumica e klubeve të ligës së parë në Rusi votuan për zgjerimin e ligës nga 16 në 18 sosh. Vendimi ka tërhequr shumë komente nga publiku atje, duke pasur parasysh që njeri nga ato nuk po pranohet për shkak të një kriteri .

Një prej këtyre klubeve është FC Orenburg nga qyteti me të njëjtin emër në kufirin e Evropës dhe Azisë, rreth 1.500 kilometra nga Moska.

Arsyeja pse Orenburg nuk kualifikohet për të luajtur në ligën e parë ruse është pikërisht stadiumi, që në fakt është si llokum. “Gazovik Stadium” merr 7.500 spektatorë, ndërsa rregullorja e ligës së parë e përcakton se kapaciteti minimal duhet të jetë 10,000.

Një kriter disi i çuditshëm duke pasur parasysh faktin se ky stadium është i vogël por i bukur dhe më të gjitha funksionet. Ky stadium është ndërtuar në vitin 2002.

Drejtuesit e qytetit dhe të klubit tashmë kanë prezantuar projektin e zgjerimit të stadiumit përmes ndërtimit të një niveli tjetër, si një zgjidhje kalimtare derisa sa të shpallë ndërtimin e një stadiumi krejt të ri, por plane të tilla në Rusi duhet të merren me rezervë të konsiderueshme.

Komentatorët rusë të sportit kritikojnë kriteret e rrepta për ligën e parë. Ata kujtohen që Eibar, një ekip i La Liga-s spanjolle, luan pa problem në një stadium me kapacitet të ngjashëme. “Jo të gjitha klubet duhet të kenë një arenë moderne për Kupën e Botës 2018”, kanë shkruar mediat për rastin në fjalë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts