728 x 90 Leaderboard

Vendet e BE-së nuk pajtohen për sanksione ndaj Rusisë për Sirinë, por nuk përjashtojnë asgjë nëse mizoritë vazhdojnë

Nuk është gjetur mbrëmë në Këshillin Europian gjuha e përbashkët për sanksione ndaj Rusisë për tërë veprimtarinë e saj luftarake në Siri, por është paralajmëruar gjithsesi se do të merren në konsideratë të gjitha alternativat e mundshme nëse mizoritë vazhdojnë.

Udhëheqësit e BE-së i dënuan sulmet e regjimit sirian dhe të Rusisë mbi civilët në Halep në një deklaratë pas ditës së parë të takimit të tyre në Bruksel.

Nga Rusia dhe regjimi sirian u kërkua që ato t’u japin fund mizorive dhe të ndërmarrin hapa të ngutshme për të garantuar hyrjen e papenguar të ndihmave humanitare në Halep dhe në pjesë të tjera të Sirisë.

“Përgjegjësit për thyerjen e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të ligjit të të drejtave të njeriut duhet të japin llogari,” thuhej në deklaratë.

Me një gjuhë burokratike, vendet e BE-së kërkuan bërjen e të gjitha përpjekjeve për zgjatjen e armëpushimit, për  dërgimin e ndihmës humanitare te popullsia civile, e për krijimin e kushteve për hapjen e negociatave për një tranzicion politik në Siri.

Autoritetet ruse të mbrojtjes lajmëruar vonë të enjten se Rusia e kishte shtyrë me 24 orë të tjera “pauzën” e sulmeve ajrore mbi Halep. /tesheshi.com/

 

Related posts