728 x 90 Leaderboard

Vendet e Kaspikut, marrëveshje për ndarjen e ujrave mes tyre

Udhëheqësit e pesë vendeve në Detin Kaspik, Irani dhe republikat ish-sovjetike, Rusia, Kazakistani, Azerbajxhani dhe Turkmenistani, nënshkruan një marrëveshje e cila duhet të zgjidhë çështjet ligjore në të drejtat e tyre në këtë hapësirë ujore.

Udhëheqësit e pesë vendeve, megjithatë, në fjalimet e tyre para nënshkrimit të marrëveshjes nuk ofruan më shumë detaje rreth përmbajtjes së saj, raporton Reuters.

Thuhet se në bazë të marrëveshjes, një sipërfaqe prej 15 milje detare nga territori konsiderohet e çdo vendi përkatës, ndërkohë që zona e peshkimit do të nisë nga 25 milje detare nga bregu i çdo vendi.

Pjesët e mbetura do të jenë zonat neutrale të hapura për përdorim normal dhe pjesa e poshtme e Detit Kaspik do të ndahet midis shteteve bregdetare.

Marrëveshja përfshin gjithashtu dhe parimet e ruajtjes së bilancit ushtarak, mbrojtjen e burimeve biologjike dhe sigurinë e lundrimit.

Marrëveshja e cila është konceptuar me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik, do të lejojë vetëm vendet nënshkruese që kanë një prani ushtarake në det, i cili është një dispozitë që do të forcojë dominimin detar të Rusisë në liqenin më të madh në botë – Kaspik.

Marrëveshja kërkohej prej dy dekadash, pasi shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik ngriti çështje ligjore mes vendeve të Kaspikut, duke përfshirë edhe shtrirjen e sovranitetit territorial. /tesheshi.com/

 

Related posts