Veliaj shtron iftar: ja ku ngjaj me hoxhallarët

Kreu i Bashkisë sëTiranës Erion Veliaj shtroi një iftar me praninë e rreth 30 hoxhallarëve të kryeqytetit, ku ndër të tjera, në fjalën e tij hodhi një paralele mes punës si kryebashkiak dhe misionit klerikal musliman.

“Unë jam duke mbyllur 4 vite shërbimi në këtë qytet, e shumë prej atyre që drejtojnë xhamitë sot këtu më kuptojnë më mirë se kushdo tjetër, se puna me njerëzit është një nga punët më të vështira. Njerëzit kanë ego, kanë aspirata, ambicie, inate, njerëzit janë si këto enët e qelqit që po shërbejmë sot, në momentin që marrin një krisje, nuk ngjiten më. Për të gjithë ata që drejtojnë punën me njerëzit e kuptojnë sesa e vështirë është, prandaj meritojnë respekt maksimal”, tha Veliaj, referuar hoxhallarëve.

Pos kësaj, ai zgjodhi dhe vetë të bëjë hoxhën në një moment, teksa nisi të shpjegojë se ç’përfaqëson agjërimi.

“Është një distancim nga çdo gjë e dëmshme, nga mendime të dëmshme, nga fjalë të dëmshme, nga energji të këqija që harxhojmë me njëri-tjetrin, nga paudhësi që ndoshta as ky vend s’i meriton, po as shoqëria s’i meriton, po as ata që i kemi pranë nesh nuk i meritojnë. Nëse e kuptojmë si muajin më të shenjtë të besimtarëve myslimanë, muajin kur Perëndia i dha fjalët e para të Kur’anit profetit Muhamed, atëherë edhe reflektimi shkon përtej sakrificës ushqimore, për të mbajtur larg çdo tundim për t’i bërë keq dikujt që kemi afër”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts