728 x 90 Leaderboard

Veliaj, një kafe te Unaza me të “nënshtruarit”

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka vënë këmbën në zonën e nxehtë të “Astirit”, aty ku prej javësh protestohet kundër prishjes së dhjetra banesave, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Re. Ai është ulur për një kafe në një prej lokaleve të zonës, duke biseduar me pjesën e bindur e të “nënshtruar”

“Dua t’i falënderoj për bashkëpunimin. Shumica prej tyre kanë zbrazur vet, vullnetarisht, të gjitha asetet që kanë, dyqanet apo shtëpitë që do të preken nga projekti. Dua të falënderoj masivisht banorët e ‘Astirit’ që janë distancuar nga politika. Secili po shikon hallin e vet, të familjes së vet, që të zgjidhë punët e veta. Politika i ka zgjidhur punët e veta, ndaj jam shumë i kënaqur sot për këtë bashkëpunim”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Ndërkohë, kreu i opozitës Basha i bëri thirrje pjesës protestuese që të mos dorëzohet. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do pengohet një projekt korruptiv i qeverisë. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts