728 x 90 Leaderboard

Vehbiu, valltari i famshëm mitrovicas që i ka mësuar ish-kryeministrit Bajram Rrexhepi (jo me kërcy), por me vozit makinën

 

Nga Musa Mustafa

Vehbi Peci-Rahova është 74 vjeç. Të gjithë e njohin si valltar mitrovicas, i cili ka mahnitur e vijon të mahnis publikun me vallëzimin e tij mjeshtëror. Por ai ka patur një tjetër profesion, veç atij që më tepër është një zell artistik: ka qenë shoferi i sanitetit (ambulancës) dhe ish-“instruktor” vetëm në një rast dhe krejt rastësisht: i ka mësuar ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepit se si vozitet makina.

Sa për pasionin artistik, kërcimin burrëror të valleve tona, thotë  se nuk e ka patur të lehtë:  “Në atë kohë, nuk ka qenë e lehtë për të kërcyer, pasiqë botëkuptimet kanë qenë të atilla, por unë “vizën“ për me kërcy e morra nga mixha Hajrë. Karrierën e kërcimit e kam nisur si fëmijë 9-10 vjeçar, në një dasëm në fshatin tim të lindjes, në Rahovë të Shalës së Bajgorës.

Derisa burrat ishin duke vallëzuar para qemaneve (grup muzikor) – si u kemi thënë në atë kohë – unë si fëmijë vallëzoja prapa tantës (tenda ku janë grumbulluar krushqit e dasmës), e në atë rast më ka parë mixha Hajrë, që ka urdhëruar që të më sjellin para qemaneve. Mixha i tha babait tim se duhet ta lejosh që ky djalë (Vehbiu) të kërcejë para qemaneve, se po dika me kërcye. Përndryshe unë nuk kisha guxuar që të kërcej nëpër dasma se ashtu ka qenë në atë kohë”, rrëfen Peci.

Vallëzimi në trevën e Shalës së Bajgorës nuk ka qenë fortë i adhuruar nga burrat, që e kanë shikuar me një sy tjetër, por në rastin tim pasiqë morra aprovimin e më plakut – sepse atëherë askush nuk e  kundërshtonte dot fjalën e tij –  kërceva  dhe prej  asaj ditë nisa me u njoft e me më thirrë nëpër dasma në gjithë Mitrovicën.

Por Vehbiu thotë se nuk ka kërcy për pare, pasi po në atë moshë morri zanatin e shoferit.

Rrëfen ai: “Me thanë të drejtën, karrierën profesioniste si valltar e kam nis vetëm pasi kam dalë në pension në vitin 2006. Atë vit nisa angazhimin në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve të qytetit të Mitrovicës.

Dhe prej atij viti, thotë ai, ka fituar shumë çmime nëpër festivale dhe aktivitete të ndryshme në të gjitha trojet, ku veçon 10 çmime të para.

“Para vitit 2006, nuk kam pasuar mundësi që të jem pjesë e ansamblit, pasi u dashke të punoja, por në raste të veçantakur kam pasuar kohë ose kam marrë pushim, jam aktivizuar nëpër festivale të ndryshme.

Në të gjitha këto festival, si në të Drenasit, Prizrenit, Isniqit; në Viti, Vlorë, Lezhë, në Maqedoni në Dibër, Gjirokastër, kam marr vendin e parë. Në Turqi, 4 vite me rradhë kam marr pjesë dhe kam marr shumë mirënjohje. Ndërsa në Mitrovicë dhe Obiliq, më është dhënë çmimi si veterani më i mirë i valleve në tërë Kosovën e më gjerë”.

Por Vehbiu veçon Vlorën, 100-vjetorin e Pavarësisë, duke e konsideruar pjesëmarrjen në koncërtin e madh si kënaqsinë më të madhe të jetës.

Por të qenit valltar ka të mirat dhe të këqijat e veta.

IMG_3435

“Probleme personale kurrë nuk kam pasuar gjatë kërcimit nëpër dasma të ndryshme, por kam përjetuar dy incidente që kurrë nuk do t`i harroj: njëherë, në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë dhe Vaganicë të Mitrovicës,  gjatë kohës që kërceja, dy dasmorë humbën jetën nga të shtënat e pakontrolluara. Kjo më ka bërë që të ndihem shumë keq dhe që më ka detyruar që ta ndërpres të shkuarit në dasma. Rasti tjetër është në Vlorë, ku nuk di se  ç`ndodhi, por kur kemi hipur në skenë nuk kishte asnjë koordinim mes topanxhive dhe defeve, e disi me një kërcim të shkurtër dhe me lëvizje të duarve, unë i ndalova ata dhe njerëzit që ndiqnin kërcimin nuk e vërejtën fare. Çdo gjë shkoi shumë mirë, pa u dalluar fare se çka nuk shkonte”

Por veç të qenit valltar, Vehbiu  ka qenë tërë jetën dhe njeri i timonit, duke punuar si shofer i ndihmës së shpejtë në Spitalin e Mitrovicës. “Në një farë mënyre unë kam qenë edhe instruktor i Bajram Rexhepit”, kujton aid he shton më pas: “Kur Bajram Rexhepi, ka ardhur si mjek i ri në Spitalin e Mitrovicës dhe ktheheshim nga ndonjë vizitë që i kishim bërë ndonjë pacienti, unë i kam dhënë sanitetin (ambulancës) me vozit dhe ai aty është mësuar fillimisht të ngasë makinën.

Dhe përveç si valltar, ai ka dhe një çmim si shofer: “Në vitet e ’80, jam shpall edhe shoferi më i mirë i ndihmës së parë në Jugosllavi”, pohon Vehbi Peci-Rahova. Interesante apo jo?! /tesheshi.com/

 

 

Related posts