728 x 90 Leaderboard

Vdes Neim Pashaj: i burgosuri nën komunizëm që përfundoi gardian në demokraci

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, Neim Pashaj, një prej ish-të burgosurve politikë të Spaçit, i njohur si një ndër protagonistët e revoltës së vitit 1973 në këtë kamp famëkeq, si njeriu që valëviti flamurin kombëtar në shenjë sfidimi ndaj regjimit.

Neim Pashaj njihet gjithashtu si njeriu që nga i burgosur nën komunizëm, përfundoi gardian burgu nën demokraci, duke qenë polic në kampin e Bënçës.

Gjatë viteve të post-komunizmit, ai u morr me shkrim librash, ku një ndër to, “Trëndafila të Përgjakur”, ia kushtoi evidentimit të të gjithë niveleve të persekutimit në burgjet e diktaturës, me emra e shifra, përfshirë dhe një evidencë për të persekutuarit e Tepelenës, vend nga ishte.

Neim Pashaj bëri 21 vite burg, duke u shënuar kështu si një ndër rastet e tipit “Mandela shqiptar”, pranë çerekshekulli pas hekurave. Arrestimi iu bë pas arratisjes së dy dajove të tij, duke u konsideruar bashkëpunëtor me ta. /tesheshi.com/

 

Related posts