Vdes legjenda e portës angleze: kur Gordon Banks përballonte dhe Pelenë e madh (video)

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare Gordon Banks, ish-portieri legjendar i anglezëve, i konsideruar më i madh i historisë së futbollit në Angli.

Njëherësh, ai u shpall dhe Portieri më i Mirë në botë nga FIFA nga viti 1966 e deri në vitin 1971.

Ai u shpall Kampion i Botës në Botërorin e Anglisë në vitin 1966 dhe katër vjet më vonë, në një përballje me Brazilin e madh në Botërorin e Meksikës, do shënonte një ndër ndeshjet më të shkëlqyera të karrierës së tij, duke përballuar dhe Pelenë e madh.

“Unë kam qenë me fat edhe për mbrojtjen që patëm ato vite”, tha Banks në një intervistë kohë më parë.

Ndiqni pamje nga përballje Brazil – Angli në 1970-ën në Meksikë, me protagonist Gordon Banks. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts