728 x 90 Leaderboard

Vdes Joe Jackson, babai i Michael-it: grindeshin rregullisht me njëri-tjetrin

Joe Jackson, një patriark i dinastisë së muzikës amerikane që e ktheu djalin e tij Michael dhe vëllezërit e tij Jackson 5 në yje të botës, vdiq në moshën 89 vjeçare, njoftoi CNN.

Jackson, i cili jetonte në Las Vegas, u largua nga kjo botë pasi vuante nga kanceri.

Nën hyqmin e tij, familja Jackson pasi skandale të shumta, raste gjyqësore, xhelozi dhe grindjet për cështje parash.

Joe nuk ishte në marrëdhënie të mira me Michael, i cili u bë një nga këngëtarët më të suksesshëm dhe më të njohur në botë dhe vdiq në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare.

Joe Jackson, i lindur më 26 korrik 1928, në Fountain Hill, Arkansas, u morr fillimisht me boks e më pas nisi t’i bjerë kitarës, aty në vitet ’50-të, por pa ndonjë sukses të madh.

Kur pa se fëmijët e tyre po shfaqeshin si talente muzikore, ai u bë menaxheri i tyre. Ata e quanin “Jackson 5”. /tesheshi.com/

 

 

Related posts