Vdes Jakiw Palij, ish-nazisti që u “fsheh” në SHBA

Një ish-roje në një kamp nazist përqëndrimi, Jakiw Palij, cili kaloi dekada jetë në heshtje në New York para se të zbulohej e deportohej, vdiq në një shtëpi pleqsh në qytetin gjerman Ahlen në moshën 96 vjecare, sipas mediave gjermane.

Ambasadori i SHBA në Gjermani, Richard Grenell, i cili mbështeti dëbimin e Palij, tha se kishte marrë informacion zyrtar për vdekjen e tij.

Grenell vlerësoi Presidentin Trump për aktin e  deportimit të ish-nazistit që zgjodhi të futej fshehurazi e jetonte në SHBA.

I ndjeri, banor polak me origjinë ukrainase hyri në Shtetet e Bashkuara në vitin 1949 në bazë të një ligji që u vinte në ndihmë refugjatëve nga Evropa pasluftës.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai ishte një roje në Trawiniki, një kamp deri në fund të luftës, duke qenë kontigjent i SS. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts