Vdes e veja e Sllobos, ja për ç’akuzohej Mirjana Markoviç

Ka dhënë frymën e fundit e veja e Sllobodan Millosheviçit, Mirjana Markoviç. Ajo vdiq mesditën e kësaj të diele në moshën 77-vjeçare, siç informojnë mediat serbe.

Disa media pohojnë se deri më tani ajo kishte kryer katër operacione në spitalin e Soçit në Rusi, ku dhe jetonte.

Kujtojmë që Gjykata e Apelit në Beograd e ka rrëzuar aktgjykimin e shkallës së parë në të cilën, në qershor të vitit të kaluar, Markoviç u dënua me një vit burg për akuzën e ndikimin në komisionin e qeverisë në vitin 2000 për të caktuar në mënyrë të paligjshme një apartament shtetëror për nipërit e mbesat e saj.

Gjyqi u kthye në fillim. Aktgjykimi i shkallës së parë u miratua pothuajse 15 vjet pas fillimit të procedurës penale dhe më shumë se 100 seanca u mbajtën.

Mirjana Markoviç u gjykua në mungesë, pasi ajo nuk ishte në dispozicion të autoriteteve gjyqësore të Serbisë dhe një mandat ndërkombëtar u lëshua në vitin 2005 për të.

Por tashmë ajo nuk jeton më, duke ndjekur bashkëshortin e saj famëkeq në tjetrën botë. /tesheshi.com/    

auto pjese dak

Related posts