728 x 90 Leaderboard

Vdekje nga qielli në Shkodër: rrufeja i merr jetën një gruaje dhe plagos dy burra

Rrufeja shkaktoi një tragjedi pasditen e të martës në fshatin Sukaj të Dajçit në Shkodër, teksa ra në një fushë të hapur.

Gruaja  Leonika Lukaj, 50 vjeçe, ka mbetur e vdekur në vend, ndërsa Cin Lazer Lukaj, 54 vjeç dhe Ndok Vija 70 vjeç u plagosën rëndë dhe përfunduan me urgjencë në spital.

Ata po mblidhnin sanën e bagëtive kur e pësuan nga qielli, që siç shihet në foto, ua shkrumboi dhe zetorin me barr të thatë. /tesheshi.com/  

 

Related posts