Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vdekja që ka përndezur SHBA: Videoja që zbulon se ç’ndodhi me fatkeqin George Floyd

Mijëra protestues rrethuan zonën e Barclays Center të New York City ndërsa protestat janë përhapur në Shtetet e Bashkuara pas vrasjes së George Floyd, një i zi nga Minneapolis i cili u mbyt nën kontrollin vdekjeprurës të një oficeri të bardhë të policisë.

Derek Chauvin, një oficer policie që kreu një operacion të dhunshëm mbi 46-vjeçarin Floyd duke shtypur qafën me gju, u arrestua të premten. I ndjeri Floyd, i gjend poshtë këmbëve të tij, duke thirrur “të lutem, nuk mund të marr frymë”, shpejt vdiq.

Chauvin mbajti qafën e tij të shtypur për më shumë se 8 minuta – dy minuta pasi Floyd ndaloi së treguari shenja jete. Manualët e policisë përcaktojnë qartë se kjo “ndërhyrje” mund të jetë kërcënuese për jetën e personit mbi të cilin është aplikuar.

Protestat filluan për shkak të kësaj vdekje, për të cilën publiku mësoi përmes një video të kalimtarëve. Katër policë të qytetit u përfshinë në ngjarjen e tmerrshme.

NBC-ja amerikane dje publikoi edhe një video shqetësuese ku tregohet se çfarë po ndodhte në minutat para vdekjes së të ziut fatkeq. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com