Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vdekja misterioze e një gruaje misterioze në Gjermani

Në Gjermani, në rrethana misterioze, një grua po aq misterioze së cilës nuk dihet identiteti, ka ndërruar jetë.

Ajo u fut në një hotel në rrethin Steglitz të Berlinit me emrin e rremë të Maria Mannsfeld dhe vdiq duke rënë nga dritarja.

Policia ende nuk e di nëse gruaja u hodh vetë apo e shtyu dikush. Që nga marsi i vitit të kaluar, ajo ka qëndruar në hotele në të gjithë Gjermaninë me disa emra të rremë. Sipas revistës Fenix, ajo qëndronte për disa ditë, pagonte paratë dhe më pas largohej.

Besohet se gruaja mund të lidhej me qytetet Möhnesee dhe Arnsberg në Nordrhein-Westfalen, pasi ajo dha emra të vërtetë rrugësh dhe numra shtëpish atje. Por tani për tani, është plotësisht e paqartë se ciliështë emri i saj i vërtetë, nga vjen dhe pse qëndroi në hotele me emra të rremë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts