728 x 90 Leaderboard

Vdekja e babait të Ramushit: deklarata e imamit që trazoi të gjallët

Pakkush mund ta ketë menduar se vdekja e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit të Kosovës, përveç adeteve të zakonshme me deklarime ngushëlluese, do të ngjallte edhe reagime të tjera, nga ato që e kanë ndarë në dy pjesë shoqërinë kosovare në pak orë.

Shkak është bërë statusi i një imami nga fshati Fortesë i Rahovecit. Ai, me gjasë i ndikuar dhe nga deklarimet me nuanca anti-muslimane të Ramushit kohët e fundit, e ka futur dhe të ndjerin me “një thes”. Nëpërmjet ca vargjeve, ai ka dhënë një mesazh folklorik më shumë se fetar, e kuptuar nga masa si një kërkesë që të ndjerit të mos i bëhen adetet e përcjelljes në varr. Quhet ndryshje falja e xhenazes, një rit për çdo musliman që kalon në botën tjetër.

Ia pruni dekën ‘para’ kohe i biri me veprimet e tij!. Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!. Në këngën e Selman Kadrisë, për dajën që e vrau nipin këndohet: Ngoni hoxhë e haxhi, Kush kit njeri, N’dhe s’guxon me shti, Ju boj be ja boj ma zi, Ka me shti popi i zi, Nven xhematit kryqali…”, shkroi Bytyqi, në Facebook.

Kaq ka mjaftuar dhe situata është ndezur.

Të parët që reaguan ishin vet banorët e fshatit të cilët u mblodhën dhe morën vendim që ta shkarkojnë menjëherë Bytyqin nga pozita e imamit.

BIK: Bytyqi s’është imam i kontraktuar nga ne

Ndaj deklaratës në fjalë reagoi edhe Bashkësia Islame në Rahovec, duke e quajtur në kundërshtim të plotë me parimet e fesë islame, ndërsa sqaron se Bytyqi nuk është imam i kontraktuar prej tyre.

Bedri Bytyqi edhe pse ne media është paraqitur si imam i xhamisë në fshatin Fortesë, në fakt ai nuk është imam i kontraktuar nga BIK-u, por personi në fjalë ka bërë marrëveshje me disa xhemat-li që të shërbejë në këtë fshat si imam si dhe ka qenë kandidat i cili ka marrë pjesë në konkursin e shpallur për imam në xhaminë e fshatit Fortesë.  Bytyqi, ka qenë në procedurë të verifikimit, e që pas kësaj deklarate të papërgjegjshme të tij, çështja e punësimit të tij në KBI Rahovec është e mbyllur dhe ai nuk mund të jetë imam i ndonjë xhamie të këshillit tonë”, thuhet në kumtesën e Bashkësisë Islame të Rahovecit.

Reagon FJALA: deklaratë jo e duhur

Ndaj deklaratës reagoi edhe partia FJALA, nën petkun e së cilës Bytyqi ka kandiduar në zgjedhjet lokale për kryetar të Malishevës.

Ne cilësojmë se një deklaratë e tillë ka qenë e ngutshme dhe jo e duhur. Deklarata e tillë nuk përkon me frymën e subjektit tonë politik. Ne respektojmë çdo qytetar të Republikës Kosovës, e në veçanti Hilmi Haradinajn i cili ka rritur dhe edukuar dëshmorët Shkelzen e Luan Haradinaj. Partia Fjala më këtë rast ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Ramush Haradinaj, familjes Haradinaj dhe gjithë qytetarëve për vdekjen e Hilmi Haradinajt”, thuhet në reagimin e FJALA-s.

Kryetari i Rahovecit: të reagojnë organet e rendit

Më i ashpër në reagim u tregua kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi i cili i ka bërë thirrje prokurorisë që ta arrestojnë Bytyqin.

“Thirrja e tij është raciste, jo humane dhe në shpërputhje me parimet bazë të Islamit dhe se thirrjet si kjo fyejnë njerëzit me ndjenja fisnike dhe atdhetare. Organet e ligjit dhe rendit në këtë rast duhet të bëjnë punën e tyre pasi gjuha e urrejtjes dhe mosdurimit përbëjnë shkelje edhe të ligjeve të Republikës së Kosovës”, shkruan Latifi në Facebook.

Arsyetimi i Bytyqit: reagimi im ndaj Ramushit, jo ndaj familjes së tij

Pas këtyre reagimeve dhe jo vetëm, imami Bytyqi është munduar të sqarohet për çka ka thënë se reagimi i tij ishte emocional dhe se kishte të bënte vetëm me Ramush Haradinajn, konkretisht me deklaratën e bërë nga ky i fundit në mediat serbe ku kishte thënë se prejardhja e tij është katolike.

Ishte një lloj metafore kundër Ramushit e jo kundër familjes së tij. Unë sinqerisht së pari i kërkoi falje familjes sime që jam bo sebep që ju kanë dërgu disa selame, disa të shame prej rrjeteve sociale. Pastaj i kërkoi falje fshatit, se fshati nuk ka gjë të keqe me mua e as unë me ta. Shumë mirë kam kalu me ta. Dhe i kërkoi falje familjes së Haradinajt, por jo Haradinajt (Ramushit)”, ka deklaruar Bytyqi për Klan Kosovën.

Ani pse hoxha është edhe zyrtar i partisë Fjala, reagimi thotë se nuk kishte motive politike.

Ishte reagim emocional. Feja na mëson me pas edukatë dhe mirësjellje, mirëpo unë disa herë jam ndi i ofenduar prej deklaratave të Ramushit”, ka thënë ai, duke shtuar se ka marrë dhe kërcënime.

Pas reagime të mëdha, Bytyqi e fshiu statusin në Facebook, ndërsa profili i tij u hakua.

Babai i Ramushit, Hilmi Haradinaj, ndërroi jetë të dielën pas disa ditëve qëndrimi në spital. /tesheshi.com/

 

Related posts