728 x 90 Leaderboard

Vazhdon ulja dramatike e euros: rritet dyshimi për para “jashtë sistemit”, penalizohen mjaft qytetarë

Euro vazhdin rënien dramatike në Shqipëri, çka po dëmton një numër të madh personazh që bëjnë transaksione apo marrin rrogat në monedhën europiane.

Dy ditët e fundit euro arriti një nivel që nuk ka ndodhur që prej 12 vjetësh. Një euro është blerë me 127.3 lekë, apo rreth 0.42 pikë më pak se një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Askush nuk di të japë shpjegim për këtë ulje drastike që për disa mund të jetë favorizuese, por për ata që bëjnë transaksionet në euro shënojnë një humbje të madhe.

Sa për ta ilustruar: nëse dikush merr 400 euro rrogë humbet gati 9000 lekë nga këmbimi. Nga 60 mijë lekë që merrte më parë, tani merr as 51 mijë çka ul ndjeshëm të ardhurat.

Faktori kryesor vijon të mbetet oferta e lartë për euro, sidomos ajo informale, që po kanalizohet përmes ndërtimeve. Ekspertët e bankave pohojnë se ndikim ka dhe procesi i deeuroizimit të nisur nga banka e Shqipërisë, por që nuk është thelbësor.

Në të njëjtën linjë ishte dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë i cili në një dalje ditën e djeshme tha që nuk ka ndikim deeuroizimi në rënien e euros, por faktorët fondamentale, që lidhen me investimet, remitancat, turizmin.

“Në nivel makro, mbiçmimi i kursit të këmbimit tregon rritje të fuqisë blerëse, për sa kohë që përcaktohet nga faktorë fondamentalë”, tha guvernatori.

Përkthimi shqip-shqip i asaj që ka thënë Guvernatori Sejko do të thotë që janë futur në qarkullim sasi e madhe eurosh që janë këmbyer në lekë.

Nga kanë ardhur?

Sejko dha disa shifra të reja për turizmin në vend që sipas BSH është rritur shumë.

Një ekspert që merret me këmbimin i tha tesheshi.com se duke qenë qarkullimi i lekut është në minimum, pra nuk ka investime në monedhën vendase nga industria apo qeveria, por edhe shpenzimet e ulëta nga qeveria qëndrore e vendore, flukset e valutës prej turizmit reflektohen në kursin e këmbimit menjëherë.

Ka mbi dy vjet që në Shqipëri ka vetëm fjalë por jo investime që injektohen në ekonomi. Bashkia e Tiranës, që ka qenë një investitor i madh nga 2015-2017, ka mbi një vit që nuk kryen asnjë punë publike. /tesheshi.com/

 

Related posts