728 x 90 Leaderboard

Varshava, tjetër grindje me Brukselin: iu dhimbsen LGBT-të e jo të krishterët dhe hebrenjtë

Nën një atmosferën krize mes BE-së dhe Polonisë, një anëtare e saj që nuk pranon t’i bindet Brukselit për çdo gjë, është shënuar një tjetër incident.

Qeveria e Polonisë ka bllokuar miratimin e një teksti mbi mbrojtjen e të drejtave themelore në Bashkimin Evropian, pasi aty, në gjykimin e Varshavës, përmendej diskrimini kundër komuniteteve LGBT por jo dhe ai ndaj të krishterëve dhe hebrenjve.

Ministri polak i drejtësisë, Zbigniew Ziobro tha se ai vendosi të vërë veton mbi konkluzionet e Këshillit të BE në një deklaratë pas një takimi me homologët e tij evropianë në Luksemburg.

Ai shpjegoi qëndrimin e tij duke refuzuar ministrat e tjerë që t’i referohen fesë hebraike dhe të krishterë në një pasazh më vete, e që ka të bëjë me diskriminimin kundër grupeve fetare.

Ministri polak tha se mbrojtja e të krishterëve dhe çifutëve nga diskriminimi fetar duhet të jetë i njëjtë si mbrojtja e të drejtave të njerëzve LGBT, fëmijëve, emigrantëve dhe grave.

Një burim diplomatik shpjegoi se ministrat e tjerë nuk donin të përzgjidhnin fetë në mënyrë selektive.

Artikulli në diskutim përmend faktin se anëtarët e komunitetit LGBT “janë shpesh viktima të diskriminimit, dhunës fizike dhe nxitjes së urrejtjes dhe dhunës në BE”.

Vetoja polake do të thotë se teksti u miratua si një përfundim i thjeshtë i Presidencës austriake të Këshillit të BE-së, dhe jo si një tekst zyrtar i konfirmuar nga Këshilli dhe 28 anëtarët e tij.

Prej kohësh, Brukseli e Varshava grinden në lidhje me një sërë reformash në gjyqësor nga ana e Polonisë, për të cilat BE pretendon se janë një tentativë për kapjen e drejtësisë. /tesheshi.com/

 

Related posts