728 x 90 Leaderboard

Varrimi i Kacifasit: pak njerëzor, shumë nacionalist!

Varrimi i Kostandinos Kacifasit këtë të enjte në Bularat, ka qenë njëherësh dhe një manifestim i nacionalizmit ekstremist grek. Ishin me qindra njerëz nga fqinji jugor që u futën në territorin shqiptar për të marrë pjesë në kotezhin e përmotshëm, duke e e trajtuar bashkëkombasin e tyre të vrarë nga forcat RENEA si një hero, si një patriot që ra për flamur.

Mes tyre ka patur dhe shumë esktremistë të cilët u ndaluan nga policia. Ndërkohë, figura politike nga minoriteti, si Vangjel Dule apo Vangjel Tavo, ishin të pranishëm në varrim. Ata kërkuan zbardhjen e të vartetës, gjithnjë duke pretenduar se Kacifasi është vrarë padrejtësisht. Ndërkohë, flamuri grek sundonte kudo, edhe mbi kufomën e Kacifasit, shoqëruar dhe me thirrje nacionaliste anti-shqiptrare.

Ende është e paqartë se pse atë të dielë të 10 ditëve më parë, Kostandinos Kacifas, pa asnjë shkak nisi t’i të gjuante mbi policinë, derisa u vendos në pozicion luftimi me të. Në fund humbi jetën nga plumbat e specialeve shqiptare, siç është vërtetuar, në mënyrë të pashmangshme. /tesheshi.com/

Related posts