728 x 90 Leaderboard

Varrimi i Kacifasit: ethe nacionaliste greke në shpërthim

Një pjesë e shoqërisë greke po i qaset nacionalisht procesit të varrimit të Kostandinos Kacifasit në Bularat.

Një masë e madhe shtetasish nga fqinji jugor hynë në tokën shqiptare me flamuj e parrulla ku jugu i Shqipërisë shpallet Vorio Epir. 8 shtetas prej tyre u ndaluan të identifikar si ekstremistë.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, ç’prej kur ndodhi ngjarja me Kacifasin, një pjesë e grekërve po e trajtojnë atë si hero që vdiq për flamur, ndërkohë një pjesë tjetër e kanë trajtuar ftohtësisht duke legjitimuar aksionin e RENEA-s që çoi në vrasjen e tij.

Vargani i shtetasve grekë drejt Kakavijës, ka shënoi dhe të vetmin rast ndoshta kur ana tjetër e Kakavijës, nga pjesa greke, rradha shkoi deri në 3 km, përfshirë autobusë dhe automjete private, në pritje për të hyrë në tokën shqiptare.  /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts