Vapa përvëluese, tenisti Monfils vë në dyshim turneun e Australisë: “mund të vdisja në fushë…”

Tenisti francez Gael Monfils ka vënë në lëvizje organizatorët e turneut të Australisë. Në ndeshjen kundër serbit Novak Djokovic, francezi ka vuajtur ndjeshëm temperaturat e larta, të cilat arritën deri në 40 gradë në hije.

“Më besoni se nuk e egzagjeroj, për një moment thashë se vdiqa në fushë. Kjo nuk është normale e duhet ndërhyrë urgjent, që të shtyhen oraret e ndeshjeve” – u shpreh Monfils, i cili luajti shumë mirë në setin e parë, duke e fituar atë 6-4.

Ndërsa në të dytin e në vijim, ai shpesh ulej që të merrte frymë, e dukshëm bënte gabime të lehta. Edhe Djokovic shprehu kritika më lojën e zhvilluar në atë të nxehtë. Sipas tij, disa ndeshje duhen shtyrë disa orë. Serbi fitoi me rezultatin 3-1 me sete, përkatësisht 6-3, 6-1 dhe 6-3. /tesheshi.com/

 

Related posts