728 x 90 Leaderboard

Vapa apo turkofobia? Vjena i shpall luftë qebapit: jo tiganisjes në vende publike

Vende me mot realativisht të freskët si Gjermania apo Austria, siç dhe vendet nordike, janë përfshirë nga temperatura të larta e të pazakonta njëherësh. Dhe në Austri, në kuadër të masave për mbrojtje kundër zjarrit, si pasojë e të nxehtit, është ndaluar gatimi qebapeve në vende publike.

 “Do të ishte e papërgjegjshme për të lejuar tiganisje në këtë periudhë tejet të thatë. Ne i bëjmë thirrje popullatës që të respektoj këtë vendim, pasi dhe nëse nuk rrezikojnë sigurinë e tyre, rezikojnë ato të personave të tjerë dhe të mirave publike”, tha Komisioneri për pylltarisë Herbert Weidinger.

Por ku vendim ngjan dhe më një turkofobi, pasi qebapi është një gatim turk, ndërkohë që qeveria e ekstremit të djathtë të Sebastian Kurz, e ka shtuar së tepër dozën anti-turke në politikën e saj. /tesheshi.com/

 

Related posts