Auto Dak
Auto Dak

Valdrin Pjetri karrikon Bashën, kreu demokrat: jo i vetmi i implikuar

I karrikuar politkisht nga rasti i Valdrin Pjetrit, rezultuar i dënuar për trafik droge në 2003 në Itali, kreu demokrat Basha tha se ai nuk është i vetmi ndër të zgjedhurit e Ramës, dalë nga 30 Qershori.

“Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge dhe nuk duhet të jetë kryebashkiak. Agim Kajmaku në Vorë është një person me dy identitete dhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Greqi. Dionis Ymeraj në Dibër është gjithashtu njeri me të shkuar kriminale.

Rakip Suli duhet të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht, kur ishte deputet, për përfitimet e paligjshme në konflit interesi për objektet me qera e me kontrata, por as nuk u përjashtua, as u dënua, por u kandidua.

Tërmet Peçi në Tepelenë, Klement Ndoni, të arrestuar në flagrancë nga policia…”, tha Basha në një deklaratë të fundit për media.

“Vetëm largimi i Ramës shkëput politikën nga krimi. Rasti i i tij tregon falimentimin e organeve të drejtësisë. Por të mos ishte për PD Valdrin Pjetri do ishte sot me dhunën e Edi Ramës kryebashkiak”, konkludoi Basha. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts