728 x 90 Leaderboard

Vala nga Libia: 948 emigrantë të shpëtuar, dhjetë viktima

Rojet bregdetare libiane shpëtuan 948 emigrantëë disa operacione shpëtimi, ndërsa 10 trupa u gjetën në det të pajetë, thanë zyrtarët.

Numri i emigrantëve të shpëtuar, shumica afrikanë, është rritur në 2,000 që nga java e kaluar, raporton Reuters, duke shtuar se ata janë shpëtuar duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun drejt Italisë.

Bregdeti perëndimor i Libisë është një pikënisje për shumë emigrantë, duke ikur nga luftërat dhe varfëria, në përpjekje për të mbërritur në Evropë.

Kjo valë nis pas rrëzimit të regjimit të Muamar Gadafit në rebelimin e armatosur të vitin 2011.

Pas një marrëveshjeje mbi bashkëpunimin midis Gardës Bregdetare të Libisë dhe Bashkimit Europian vitin e kaluar, numri i migrantëve që kanë emigruar në Itali në Mesdhe ka rënë ndjeshëm.

Por situata në det është akoma e rëndë, dhe në tokë kjo ka shkaktuar një krizë mes vendeve të BE-së. /tesheshi.com/  

Related posts