728 x 90 Leaderboard

Me uthull molle, maska që ju ndihmon të luftoni yndyrën në flokë

Floku i yndyrshëm është një shqetësim për shumë persona.

Ata janë shumë të bezdisshëm dhe sigurisht kërkojnë larje mjaft të shpeshta.

Për të shmangur larjen çdo ditë të flokut, mund të përdorni një maskë me produkte natyrale.

Baza e preparatit është uthulla e mollës e cila ndihmon në balancimin e nivelit të pH në kokë.

Për këtë maskë nevojiten, një filxhan kafeje me ujë, 2 lugë gjelle me uthull molle dhe 15 gjethe të vogla mente.

Në një enë duhet të përzieni ujin dhe uthullën e mollës, ku më pas do të shtoni gjethet e mentes. Më pas lëreni për 30 minuta pasuar nga filtrimi përmes një garze të sterilizuar.

Përzierjen e përgatitur aplikojeni në rrënjë me anë të një pambuku dhe lërini të veprojë 15 minuta dhe në fund lajeni kokën./tesheshi.com/

Related posts