728 x 90 Leaderboard

Ushtria amerikane, tërheqje nga Afrika: tashmë në fokus, Kina dhe Rusia

Ushtria amerikane do të nisë tërheqjen e qindra prej anëtarëve të saj nga operacionet anti-terroriste në Afrikë për t’u përqëndruar në kërcënimet nga Kina dhe Rusia.

Më parë këtë vit, Pentagoni vendosi Kinën dhe Rusinë në qendër të strategjisë së tyre kombëtare të mbrojtjes, duke sinjalizuar një ndryshim në prioritetet pasi u fokusua më shumë se dhjetë vjet në luftën kundër grupimeve militare në Afrikë.

“Ne vlerësojmë se reduktimi do të jetë më pak se 10 për qind në krahasim me 7,200 ushtarë dhe do të ndodhë në vitet e ardhshme”, tha zëdhënësja e Pentagonit, Candice Tresch.

Ajo shtoi se kjo nuk do të zvogëlonte aktivitetin kundër organizatave ekstremiste të dhunshme në disa vende, duke përfshirë Somalinë, Xhibutin dhe Libinë.

Në pjesë të tjera të rajonit, duke përfshirë Afrikën Perëndimore, theksi do të jetë në asistencën taktike, këshillimin dhe shkëmbimin e inteligjencës.

Një zyrtar i paidentifikuar tha se një pjesë ushtarësh do të pensionoheshin në tre vitet e ardhshme, prej atyre që janë në Kenia, Kamerun dhe Mali.

Vendimi i Pentagonit vjen në një kohë kur Kina dhe Rusia po përpiqen të forcojnë ndikimin e tyre në Afrikë.

Pasi Perëndimi imponoi sanksione ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë nën vitin 2014, Moska ka nënshkruar 19 marrëveshje ushtarake me vendet afrikane subsahariane, përfshirë Etiopinë, Nigerinë dhe Zimbabven.

Kina ka qenë prej kohësh e pranishme ekonomikisht në Afrikë, por ka ka mbajtur distancë nga angazhimi ushtarak. Megjithatë, vitin e kaluar ajo bëri një hap në këtë drejtim, duke hapur bazën e parë ushtarake jashtë Kinës, atë në Xhibut. /tesheshi.com/

Related posts