Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Uragani Levandovski shkatërron Volfsburgun: bën Guardiolën të vërë duart në kokë

Robert Levandovski, polaku i jashtëzakonshëm i Bajernit të Mynihut, e ka bërë sonte Guardiolën, trajnerin simpatik, të vërë duart në kokën nga ajo çka po i shihnin sytë.

Pesë gola në nëntë minuta, duke mos lënë asnjë gjurmë në fushë të Volfsburgut, që në 45 minutat e para i kishte bërë të heshtnin 75000 sportdashësit në Allianz Arena.

Ndeshja mes Bajernit të Mynihut dhe Volfsburgut u luajt për javën e gjashtë të Bundesligës. Skuadra e vendit të tretë në kampionat, surprizoi kur shënoi me Kaligiurin në minutën e 26-të, e po ashtu pati rastin ta dyfishonte rezultatin, veçse e ndali shtylla.

Në pjesën  e dytë hyri në fushë Levandovski, i cili zëvendësoi Tiago Alkantarën, për të shpërthyer më pas me një stuhi golash. Polaku magjik shënoi në minutën e 51-të, 52-të, 55-të, 57-të, për ta vulosur mrekullinë me një gol spektakolar në minutën e 60-të.

I tërë takimi u mbyll 5-1 për Bajernin e Mynihut, por heroi i vetëm i ndeshjes ishte pa dyshim Levandovski. Ai shënoi kështu tregolëshin më të shpejtë në historinë e Bundesligës, ndërsa ende të apasionuarit pas shifrave nuk po gjejnë një rast tjetër të shënimit të pesë golave nga një lojtar brenda nëntë minutave.

Përndryshe, Bajerni i Mynihut nuk e ka prishur traditën, pasi nuk ka humbur asnjëherë me Volfsburgun në fushën e vet, me 21 takime të fituara, e një të mbyllur në barazim. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts