728 x 90 Leaderboard

Ura e shembur e Drojës në Kurbin: si po i shtyn banorët në aventura me jetën

Ura e Drojës, ajo që lidh Laçin me Fushë-Krujën, ishte një prej simboleve të vërshimeve e përmbytjeve të dy javëve më parë në territorin shqiptar. Ajo u thye në mes duke dalë jashtë funksionit, një pamje që vijon akoma dhe kësaj dite e pandryshuar, sepse ende askush nuk ka vënë dorë. Por ama mbi të kalojnë, ashtu guximshëm, burra e gra, fëmijë e pleq, pasi është e domosdoshme për lidhjen e zonës.

Për të gjitha kategoritë është problem, por sidomos për fëmijët e shkollave, pasi ndodhet në atë gjendje sa pjesa e mbetur mund të rëzohet ga çasti në çast. Kalimi mbi të është një aventurë e vërtetë njerëzore, por ja që ndodh, prej halli. Ministrja Nikolla ka premtuar rindërtimin e saj, por deri më tani askush nuk është dukur asaj anë për të vënë dorë. Ura mbetet e shembur.

Ura e Drojës është ndërtuar që në vitet ‘30 nga njësitë ushtarake italiane. Ka patur disa rikontruksione në pjesët sipërfaqësore, ndërsa baza e saj, këmbët e urës janë po ato që pushtuesi italian i vuri sefte kur nisi ndërtimin. Pra është një urë 90-vjeçare që sot ndoshta duhet nisur të ndërtohet nga e para.

Ahmet Zani – /tesheshi.com/

Related posts