Universi si “zonë lufte”, Macron njofton krijimin e një komande hapësinore

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se në shtator do të ngrihet një komandë hapësinore në forcën ajrore franceze për të përmirësuar aftësitë mbrojtëse të vendit.

Duke folur për ushtrinë në prag të Ditës së Rënies së Bastille-a, Macron tha se doktrina e re ushtarake mbi komandën hapësinore do të forconte mbrojtjen e satelitëve francezë, raporton Reuters.

“Me qëllim që të japim thelbin e kësaj doktrine dhe të sigurojmë zhvillimin e kapaciteteve tona në hapësirë, komanda hapësinore do të formohet në shtator në kuadër të forcës ajrore”, tha ai.

Për projektet hapësinore për periudhën 2019-2025, Franca parashikoi 3.6 miliardë euro.

Ky vendim i Macronit vjen në kuadër të asaj që  NATO synon ta konsideroje universin si një “zonë lufte” të re këtë vit.

Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi planet e vitit të kaluar për formimin e “forcave hapësinore” deri në vitin 2020, si dega e gjashtë e ushtrisë amerikane. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts