728 x 90 Leaderboard

Unikale në Rumani: emigrantët në atdhe jo për pushime, protestojnë kundër qeverisë

Mijra emigrantë rumunë u kthyen në atdhe jo për pushime, por të protestuar fuqishëm ndaj qeverissjes së majtë të cilën e akuzojnë për korrupsion.

“Dorëhiquni” dhe “Hajdutë” – ishin thirrjet kryesore të një turme prej gati 50.000 mijë vetash të mbledhur para parlamentit në Bukuresht, në një protestë të rrallë në llojin e vet.

Ka qenë ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës që ka detyruar zbrapsjen e turmave, të cilat kanë qenë gati për të pushtuar parlamentin.

Protesta të ngjashme u mbajtën dhe në qytete të tjera të Rumanisë, po nga kontigjentet e emigracionit, ose ndryshe nga diaspora.

Të paktën katër milionë rumunë, nga gjithsej 20 milionë, punojnë jashtë vendit, gjysma e tyre në Itali dhe Spanjë, sipas të dhënave zyrtare.

Gjatë 2017, ata sollën vendit remitanca në vlerën 4.3 miliardë euro, ose rreth 2.5 për qind të PBB-së. /tesheshi.com/

Related posts