Auto Dak
Auto Dak

Ukrainë, votuesit ia besojnë parlamentin partisë së Zelenskyt

Rezultatet paraprake në zgjedhjet parlamentare të Ukrainës flasin se partia e Presidentit Volodimir Zelensky ka shumë gjasa për të fituar, ndërsa ukrainasit mbështesin agjendën e reformave të tij.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se partia në pushtet “Sherbetoret e Popullit” kishte siguruar 42.19% të votave, ndonëse vetëm një e treta e tyre janë numëruar.

Kjo u pasua nga partia pro-ruse e opozitës, e cila siguroi 12.75%, dhe partia e ish presidentit ukrainas Petro Poroshenko, Solidariteti Evropian, me 8.71%.

Pjesëmarrja në zgjedhje u regjistrua me 49.9%, që ishte më i ulëta ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve parlamentare të Ukrainës /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts