728 x 90 Leaderboard

Ukrainë: ksh-kancelari Schroeder shpallet “Armiku i shtetit”

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder është shpallur si “një armik shtetëror” në një ëebfaqe të lidhur me Ministrinë e Brendshme ukrainase.

Schroeder u rendit si një “anti-ukrainas”, sepse ai tha se e kuptoi aneksimin rus të gadishullit të Krimesë në vitin 2014, në një intervistë të botuar në të përditshmen gjermane Aachener Nachrichten.

Ndrësa Ministria e Jashtme gjermane tha se “e dënon me forcë këtë listë armiqsh”.

“Ne e informuam Ukrainën për qëndrimin dhe insistojmë që qeveria ukrainase të shfuqizojë listën”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin.

Lista e “armiqve shtetërorë” ka mijëra emra, duke përfshirë dhe atë të ish-kryeministres Julia Timoshenko.

Dy njerëz në listë u vranë në vitin 2015.

Faqja e internetit udhëhiqet nga Arsen Avakov.

Schroeder tha në intervistë duke komentuar aneksimin e Krimesë: “ishte një realitet me të cilin do të përballeshim një ditë”. Ai gjithashtu vuri në dukje se Krimeja ishte një dhuratë e ish-kryeministrit sovjetik Nikita Hrushovi në vitin 1954, për në Ukrainën.

Rusia dhe Ukraina ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik në atë kohë.

Ish-kancelari gjerman ndërkohë njihet si një mik personal i presidentit rus Vladimir Putin. Gruaja e Schroeder, Soyeon Schroeder-Kim, tha se ishte e shqetësuar për listën.

“Në vendin tim dhe në kulturën time, ne nuk mund ta kuptojmë një sulm të tillë ndaj politikanëve”, tha ajo, sipas RND. /tesheshi.com/

Related posts