Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ujqër e arinj më tepër se ç’duhet, në Slloveni kërkohet dorëheqja e një ministri

Unioni Slloven i fshatarëve (SKS) ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Simon Zajc, të cilin ata e konsiderojnë objektivisht përgjegjës për dëmin e gjerë të shkaktuar nga arinjtë dhe ujqërit në ferma, njoftojnë media sllovene.

“Mbajtja e kaq shumë kafshëve të egra në Slloveni nuk është e duhur. Shteti duhet të minimizojë numrin e arinjve dhe ujqërve që mund gjallojnë në pyjet tona, sepse thjesht nuk ka ushqim për ta”, i tha Florian Peternelj i Sindikatës fshatare për gazetën Maribor Večer.

Sipas disa studimeve që ai përmendi, vetëm rreth njëqind arinj kafe mund të mbijetojnë në Slloveni, ndërkohë që numri i tyre vlerësohet me mijëra – shtoi ai, duke e konsideruar këtë si situatë alarmante. Ngjashëm situata paraqitet dhe më ujqërit.

Qeveria Sllovene këtë pranverë vendosi një dekret të posaçëm për të vrarë afro 200 arinj kafe dhe 11 ujqër, të cilët OJQ-të e përfshira në mbrojtjen e bishave të egra të mbrojtura me ligj janë kundër.

“Natyra ka disa kufizime kur bëhet fjalë për një numër të qëndrueshëm të bishave të egra, por as shteti dhe as OJQ-të nuk duan ta marrin parasysh këtë”, tha Peternelj.

Numri i sulmeve nga arinjtë dhe ujqërit, kryesisht mbi bagëtitë, është në rritje dhe popullsia që jeton në vendbanimet me habitatin e tyre është më e frikësuar.

Ndaj, Sindikata e fshatarëve propozon dorëheqjen e Ministrit Zajc për shkak të kësaj situate. Ai konsiderohet “objektivisht përgjegjës” për sulmin e fundit nga një lukuni ujqërish në një fermë turistike afër Pivka, kur u shqyen e u hëngrën 12 dele brenda një nate. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts