Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

UFC i dha lamtumirë mundësit që u ekzekutua në Iran: as Trump s’e shpëtoi dot!

Media në botë nuk ndalet së shkruari për kampionin iranian të mundjes, 27-vjeçarin Navid Afkari, i cili u ekzekutua me varje pasi u dënua për goditje me thikë të një roje sigurie për vdekje në protestat anti-qeveritare 2018.

Javën e kaluar, Shoqata Ndërkombëtare e Atletëve (WPA), e cila mbledh më shumë se 85,000 atletë, bëri thirrje për dëbimin e Iranit nga sportet botërore nëse autoritetet atje ekzekutojnë Afkarin, shkruan Fight Site.

Nga ana tjetër, ekzistonte një dyshim se Afkari ishte torturuar në mënyrë që të jepte një rrëfim të rremë.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, mundësi i suksesshëm vetëm protestoi paqësisht, ndërsa avokati i tij pretendoi se nuk kishte prova të fajit të tij.

Kujtojmë se për rasti “Afkari”, Presidentin i UFC-së, Dan White, postoi një video duke lutur Iranin që të mos e ekzekutojë mundësin e ri.

White madje thirri për ndihmë nga miku i tij Donald Trump, por edhe mesazhi nga presidenti amerikan nuk arriti ta shpëtonte Afkarin.

UFC i tha lamtumirë Afkari në profilin zyrtar në Instagram. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts