Auto Dak
Auto Dak

UEFA: ja xhiroja rekord e merkatos së verës

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka njoftuar merkatoja e kësaj vere ka qenë një rekord.

Klubet që garojnë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës harxhuan 29 përqind më shumë para se një vit më parë, dhe 19 përqind më shumë sesa rekordi i vitit 2017.

U shpenzuan gjithsej 3.98 miliardë euro.

Pothuajse gjysma e të gjitha transferimeve (47 përqind) ishin midis lojtarëve nga mosha 21 dhe 24 vjeç.

Një deklaratë e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) thoshte se 75.7 përqind e totalit të parave në futbollin botëror u përdorën nga klube nga Anglia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Italia për të transferuar lojtarët.

Pas ligës angleze, liga spanjolle u bë e dyta në botë që kaloi mbi një miliard dollarë (1.17) në periudhën kalimtare. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts