Udhëheqësi i protestave në Nikaragua, dënim me 216 vjet burg

Medardo Mairena, kreu i protestave të vitit të kaluar të fermerëve në Nikaragua kundër presidentit Daniel Ortega, u dënua me 216 vjet burg, vetëm disa ditë pasi disa udhëheqës të biznesit kërkuan nga qeveria që të liroheshin të burgosurit politikë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Mairena u akuzua për terrorizëm, vrasje dhe krimin e organizuar, por i mohoi të gjitha akuzat, raporton Reuters.

Para arrestimit në korrikun e kaluar, Mairena ishte pjesë e opozitës që mori pjesë në dialogun e dështuar me qeverinë.

Më shumë se 320 vetë vdiqën në protestat e vitit të kaluar kundër Ortegas, pasi mbështetësit e qeverisë dhe policia hapën zjarr ndaj turmës.

Gjatë fundjavës, qeveria dhe grupet e biznesit u takuan në një përpjekje për të rifilluar negociatat për t’i dhënë fund një krize që dëmtoi seriozisht ekonominë e këtij vendi të varfër të Amerikës Qendrore.

Grupet e biznesit kanë kërkuar lirimin e më shumë se 600 personave që konsiderohen të burgosur politikë.

Pavarësisht nga vendimi, Kushtetuta e Nikaragës përcakton që asnjë qytetar i atij vendi nuk mund të vuajë më shumë se 30 vjet burg.

“Është një dënim i ekzagjeruar, qesharak dhe politik”, tha avokati i Mairen.

 “Do të pendohemi pasi do të shkojmë në gjykatat ndërkombëtare”, shtoi. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts