Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

UÇK-ja “ngec” në Kuvendin e Kosovës: projektligji i debatueshëm nuk kalon

Mungesa e kuorumit ka bërë që projektilgji i debatueshëm për UÇK-në të mos kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Për projektligjin në fjalë, i cili ka si synim të mbrojë vlerat e UÇK-së,  votuan 35 deputetë, një votë ishte kundër dhe asnjë abstenim.

“Kjo do të thotë që 36 deputetë kanë marrë pjesë në votim”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ndërkohë që në sallë ishin 68 deputetë.

Tashmë, projektligji duhet të votohet në tjetër seancë.

Kujtojmë që SHBA e kanë kundërshtuar atë. “Penalizimi i kritikës ndaj çfarëdo grupi apo individi është hap i rrezikshëm, edhe nëse nuk është me atë qëllim, drejt autoritarizmit”, ka thënë ambasadori Kosnett përmes një deklarate. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts