Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Uashingtoni në gadishmëri: pse Capitol-i mund të sulmohet sërish sot?

Autoritetet federale amerikane dhe policia e Capitol-it konfirmuan të mërkurën se kishin marrë informacione inteligjente se “grupi paraushtarak i identifikuar” kishte plane të mundshme për të hyrë në selinë qeveritare në 4 mars dhe se masat e sigurisë ishin rritur në përgjigje të situatës.

“Departamenti i Policisë së Kapitolit të Shteteve të Bashkuara është i vetëdijshëm dhe i përgatitur për çdo kërcënim të mundshëm ndaj anëtarëve të Kongresit ose kompleksit të Capitol-it”, tha Policia e kompleksit ligjvënës amerikan, agjencia e zbatimit të ligjit e ngarkuar me mbrojtjen e kësaj pjese të Washington D.C.

“Ne kemi marrë informacione inteligjente që tregojnë se ekziston një plan i mundshëm për të hyrë në Capitol i një grup paramilitar të identifikuar, të enjten, 4 mars. Ne tashmë kemi bërë përmirësime të rëndësishme të sigurisë, të tilla si forcimi i strukturave fizike dhe rritja e numrit të njerëzve, për të siguruar mbrojtjen e Kongresit, publikut dhe oficerëve tanë të policisë”.

Demonët ose alienët

NBC News raporton qëndrimin e përbashkët të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe FBI se ata paralajmëruan në mënyrë të ngjashme për dhunën e planifikuar.

Madje Dhoma e Përfaqësuesve kishte pezulluar punën për të enjten “si pjesë e masave parandaluese” pas kërcënimeve të mundshme, por që Senati do të mbante seancën e tij.

Komploti duket të jetë i lidhur me teorinë e konspiracionit të krahut të djathtë të QAnon i cili beson se ish-presidenti Donald Trump u zgjodh për të luftuar një organizatë të një elite liberale të përbërë nga demonë ndërdimensionalë ose alienë që mblidhnin gjakun e fëmijëve për të qëndruar të rinj.

Pse sot?

Ithtarët e teorisë besojnë se 4 marsi është data e vërtetë e inaugurimit të Trump, për të cilin ata besojnë se fitoi zgjedhjet e nëntorit dhe se ai do të mbetet në detyrë për të vazhduar luftën kundër “globalistëve”.

Trump përsëriti akuzat e pavërteta se ai ishte grabitur në zgjedhje (dhe ende e pretendon atë) gjë që çoi në një gjyq tjetër për shkarkimin e tij ku ai u akuzua për “trazira” më 6 janar.

Por ai nuk u dënua në gjyqin e Senatit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts