Uashingtoni “godet” protestat e opozitës: kujdes prej dhunës së tyre!

Ditës pas protestës së 13 majit nga ana e opozitës, e po ashtu gati një javë para asaj të paralajmëruar të 25 majit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me dhunën e shfaqur në to duke paralajmëruar të kihet kujdes.

Në mënyrë telegrafike, përfaqësia e Uashingtonit ofron këshilla për t’ju ruajtur dhunës, që më shumë se kaq përkthehet si një mesazh politik mospajtimi me të.

 

Mesazhi i plotë:

“Mbledhje të demonstruesve përfshijnë këto zona në Shqipëri:

-Godina e Kuvendit (Tiranë)
-Zyra e Kryeministrit
-Të tjera godina qeveritare

– Kryqëzimet kryesore të autostradës me bllokada rrugore (mbarëkombëtare).

Demonstrata të përsëritura pritet të ndodhin në të gjithë Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar kohore, me mundësinë që ata të bëhen të dhunshëm. Datat e sakta dhe kohëzgjatja e këtyre demonstratave janë të panjohura.

Demonstrimet e kohëve të fundit përfshijnë dhunën, me disa demonstrues duke përdorur predha duke përfshirë pajisjet shpërthyese, molotov dhe gurë.

Forcat e sigurisë janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.

Shmangni grumbullimet e mëdha dhe zonat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi”, përfundon mesazhi i Ambasadës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts