Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Uashington DC: I armatosur drejt inagurimit të Biden-it, arrestohet

Policia në kryeqytetin amerikan arrestoi të shtunën një burrë i cili dyshohet se u përpoq të kalonte një pikë kontrolli në Uashington DC me një licencë të falsifikuar për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të sapozgjedhur të SHBA Joe Biden ndërsa posedonte një pistoletë të mbushur dhe më shumë se 500 copë municion, raportuan mediat amerikane.

Një raport i incidentit të Policisë Metropolitane, i marrë nga CNN, thotë se Wesley Allen Beeler kishte një pistoletë gjysmë-automatike Glock në kamionin e tij ndërsa kalonte nëpër një pikë kontrolli policie të premten.

Ai gjithashtu kishte leje të paautorizuar për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të presidentit të ri, shtoi media.

Barrikada dhe ura të bllokuara

Policia gjeti më shumë se 500 copë municion, përfshirë një gëzhojë pistolete dhe fishekë.

Beeler u arrestua për posedim të armëve të zjarrit të paregjistruara dhe posedim të municioneve të paregjistruara.

Anëtarët e Gardës Kombëtare kanë shtuar forcat lokale të sigurisë në kryeqytetin e SHBA dhe më shumë se 25,000 anëtarë të forcave të sigurisë pritet të marrin pjesë në ceremoninë më 20 janar.

Masat janë forcuar për shkak të inkursionit vdekjeprurës të protestuesve në Capitol më 6 janar, kur të paktën pesë persona vdiqën.

Gjithashtu, kërcënimet nga e djathta ekstreme u regjistruan se mund të ndodhte më shumë dhunë.

Barrikadat janë ngritur rreth Capitol-it dhe urat që çojnë në DC do të bllokohen për një periudhë nga 19-21 janar. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts