U sulmua nga politikisht në rrjete, Majlinda Bregu: stop sulmeve ndaj grave në internet!

Numri më i madh i sulmeve ndaj grave në Internet po ndodh në rrjetet sociale dhe një sjellje e tillë duhet të ndalet – tha Majlinda Bregu në rolin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC),

Siç shtoi ajo, RCC është e gatshme të ofrojë ndihmë ndaj përgjigjes së përbashkët të rajonit ndaj këtij problemi.

Komisioni Evropian ka filluar kohët e fundit një fushatë të quajtur # DigitalRespect4Her, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për dhunën ndaj grave në internet dhe promovimin e praktikave të mira në luftimin e këtij problemi.

“Numri më i madh i sulmeve ndaj femrave në internet zhvillohet në rrjetet sociale, ku 45 për qind e popullsisë së Europës jug-lindore në ditë përdorin rrjetet sociale”, tha Bregu.

Kohë më parë, vetë znj.Bregu u sulmua ashpër në rrjete pasi pranoi postin të cilin mban sot, një pozitë diplomatike në nivel rajonal. Kjo, iu lexua nga zëra e ithtarë të opozitës si një dhuratë të marrë nga qeveria. Ajo më pas pati nj përplasje direkte online me të ashtuquajturin “njeriun memeve” – Genc Sejko, duke e paralajmëruar për ballafaqim ligjor, por që morri nga ai përgjigjen se nuk mundej për shkak të të qënit në Angli e jo në Shqipëri. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts