728 x 90 Leaderboard

U paralajmërua nga Basha: kapet në Durrës Yaris-i me miliona euro brenda

Ka rezultuar i vërtetë një paralajmërim i kreut demokrat Basha, lidhur me një Toyota Yaris që do vinte në Shqipëri nga Gjermania me 1.5 milion euro brenda. Gjatë fjalës së tij në parlament, ai tha se automjeti ishte porositur nga një deputet socialist.

Momenti kur e tha ishte ai kur kreu i grupit parlamentar të së majtës, Taulant Balla, shpërtheu në të qeshura nga një shprehje e Bashës kur po fliste për negociatat. Nuk u kuptua qartë nëse akuza, a më saktë paralajmërimi me “deputet socialist që do sjellë një Yaris me 1.5 milion euro” kishte Ballën në qendër a dikë tjetër, por ardhja e Toyota-s me sasinë e valutës, ama më shumë se ç’e tha kryedemokrati, rreth 4 milion e gjysëm, ndodhi këtë pasdite në Portin e Durrësit.

Ajo u bllokua nga agjentë policorë pasi ndodhej në një trajler së bashku dhe me të tjera automjete për shitje në tregun shqiptar. Ndrsyhimi i vetëm qe se nuk vinte nga Gjermania por nga Belgjika. Tashmë po hetohet se kujt i përket në të vërtetë automjeti me sasinë e madhe të parave brenda. /tesheshi.com/              

Related posts