728 x 90 Leaderboard

TVSH-ja, revoltë me ulje qepenash dhe sqarim nga qeveria: nuk është ndaj biznesit të vogël

Biznesi i vogël nisi protestën me ulje qepenash për të kundërshtuar TVSH-në, paralajmëruar kjo një ditë më parë. Por ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka tentuar sërish të sqarojë këtë biznes se TVSH-ja nuk do bjerë mbi ta.

“Qëllimi është fokusi tek biznesi i madh, qartësia e transkasionit në funksion të mbledhjes më shumë TVSH nga biznesi i madh. Nuk synohet që biznesi i vogël të jetë gjenerator i të ardhurave të TVSH”, tha kreu i Financave shqiptare. Sipas tij, asnjë barrë nuk do këtë mbi biznesin e vogël nga kjo masë

 “Gënjejnë kur thonë se do të rritet kosto. Kemi pyetur, kemi bërë anketa dhe të gjitha shpenzimet që mund të bëhen janë 15 mijë lekë në vit, që janë të zbritshme. Gënjejnë kur thonë se do të rriten çmimet dhe fakti që jemi në prill dhe çmimet nuk janë rritur e tregon këtë”, shton ministri Ahmetaj. /tesheshi.com/

 

Related posts